Lëvizja Qytetare Vatra në Gjilan mban kuvendin e katërt zgjedhorë

LAJME

Lëvizja Qytetare Vatra në Gjilan, ka mbajtur kuvendin e katërt zgjedhorë, duke e ri-zgjedhur për kryetarë z.Kushtrim Kadriun.

Prezent në këtë kuvend ishte edhe perfaqësuesi nga KQZ (Komisioni Qendror i Zgjedhjeve)

Në këtë kuvend, u zgjedhën strukturat e reja të Lëvizjes Vatra, u votuan anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm si dhe u zgjedh kryetari i sajë z. Kushtrim Kadriu.

Pas marrjes së besimit nga delegatët e pranishëm, kryetari i sapozgjedhur, i cili njëkohësisht është edhe Kryetar i Kuvendit Komunal në Gjilan, z. Kushtrim Kadriu falenderoi delegatët për besimin e dhënë të udhëheqjes politike që ja ofruan.

Pos tjerash, në këtë mbledhje u diskituan edhe qështje të interesit për Komunën e Gjilanit, si dhe për përgaditjet për zgjedhjet qendrore të 9 shkurtit të vitit 2025 si dhe ato komunale./kontekstonline.com

Shpërndaje në: