Lirimi i dy serbëve të arrestuar në Prizren reagon Sveçla, përsëritë fjalët e Haxhiut

LAJME

Lirimi i dy serbëve të arrestuar në Prizren reagon Sveçla, përsëritë fjalët e Haxhiut

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dal me reagim lidhur me lirimin e dy serbëve që u arrestuan të dielën në Prizren, e për të cilët u tha se ishin oficerë aktiv të shërbimeve të sigurisë serbe.

Sveçla tha forca e ligjit dhe e drejtësisë në këtë rast nuk ka pasur peshë.

“Nuk di cila forcë tjetër i ka liruar këta persona sepse siç duket qartë forca e ligjit dhe e drejtësisë këtu nuk ka pasur peshë”, ka thënë Sveçla.

Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Prizrenit ka theksuar se është konstatuar se aktualisht nuk ekziston dyshimi i bazuar, si standard i nevojshëm ligjor për të justifikuar paraqitjen e kërkesës për masën e paraburgimit apo ndonjë masë tjetër për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë./Periskopi

Prokuroria liron dy nga ‘pelegrinët’ serbë, Haxhiu dyshon sërish tek vendimi: Nuk di cila forcë tjetër i ka liruar këta persona

Source: [Read more]

Shpërndaje në: