“Lufta e tarifave” – Pekini lëshon alarm për turistët kinezë që vizitojnë SHBA-të

LAJME

“Lufta e tarifave” – Pekini lëshon alarm për turistët kinezë që vizitojnë SHBA-të

Pekini ka lëshuar një alarm rreziku për çdo udhëtar të Kinës që shkon në SHBA.

Sipas TheEconomicTimes, Ministria e Kulturës dhe Turizmit tha se dëshiron t’u kujtojë turistëve kinezë që të vlerësojnë rreziqet gjatë udhëtimit në SHBA dhe të udhëtojnë me kujdes.

Ministria përmendi “përkeqësimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Kinë-SHBA dhe situatën e sigurisë së brendshme në SHBA”.

Kujtojmë se të dy vendet janë në një luftë të hapur tregtare, pasi Presidenti Donald Trump vendosi tarifa, të cilat sot arritën në masën 104 % ndaj Pekinit.

Edhe Kina i është kundërpërgjigjur Shteteve të Bashkuara me tarifa 84 %, gjë që ka çuar edhe në rënie të tregjeve në të dy vendet./Periskopi

Tarifa e Kinës ndaj SHBA-së, reagon Sekretari amerikan i Thesarit: Do të ketë pasoja të tmerrshme

Source: [Read more]

Shpërndaje në: