Manchester United raportohet se ka krijuar një listë prej tre emrash si kandidatë potencial për të zëvendësuar Erik Ten Hag në stolin e ‘Djajve të Kuq’.
Unitedi pati një fillim zhgënjyes këtë sezon, duke fituar vetëm dy nga shtatë ndeshjet që kanë luajtur në Ligën Premier deri më tani, ku kjo bëri që të përfundojnë në pozitën e 14-të në renditje.
Rezultatet e këqija kanë lënë teknikun Ten Hag në një presion të jashtëzakonshëm sa i përket të ardhmes së tij si trajner i Unitedit, me disa raportime që sugjerojnë se ai ka vetëm edhe dy ndeshje për të shpëtuar veten.
Tani, gazetari Christian Falk ka zbuluar se United ka përgatitur listën e ngushtë prej tre emrave të cilët do t’i konsiderojnë nëse vendosin t’i ndajnë rrugët me Ten Hag.
“Ka tre kandidatë dhe njëri prej tyre është gjerman sërish, Edin Terzic, ish-trajneri i Borussia Dortmundit”.
Kam dëgjuar se tashmë ka pasur kontakte me përfaqësuesit e tij dhe kanë qenë duke e ndjekur atë që nga vera e kaluar”.
“Ata janë të impresionuar për mënyrën se si arriti finalen e Ligës së Kampionëve dhe luajti shumë mirë ndaj Real Madridit”, ka thënë Falk.
Teksa Falk ishte i sigurt se kjo listë tashmë është hartuar, Terzic ishte emri i vetëm që ai e dinte se është i përfshirë, por shtoi se United më herët ka shprehur interesim edhe për trajnerin e Stuttgartit, Sebastian Hoeness dhe atë të Gjermanisë, Julian Nagelsmann.
Sidoqoftë, ai e qartësoi se që të dy trajnerët nuk janë në dispozicion momentalisht pasi Hoeness nuk dëshiron largimin nga Stuttgart, teksa Nagelsmann është i përkushtuar tek Gjermania deri pas përfundimit të Botërorit 2026
Shpërndaje në: