Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka treguar se sa do të ketë pagën ushtari i Kosovës nga janari i vitit të ardhëm kur edhe do të fuqizohet vendimi i ekzekutivit për rritje pagash në sektorin publik.
Sipas tij, nga 616 euro sa e ka pagën një ushtar aktualisht, ajo do të arrijë në 726 euro.
“Nga viti 2025, rritet paga bazë e ushtarit për 18%. Pra, nga 616 sa është aktualisht do të arrijë në 726 euro”, ka shkruar Maqedonci në Facebook, pak kohë pas njoftimit që e bëri në një konferencë për media shefi qeveritar Albin Kurti bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Ata treguan se fillimisht rritje page do të ketë në janar, e më pas sërish në korrik të vitit që vjen.
Shpërndaje në: