Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka thënë se gjatë këtyre tri vjetëve janë investuar 249 milionë euro në sistemet e armatimit.
Maqedonci tha se kjo shumë është pa përfshirë buxhetin e sivjetmë.
Këtë deklaratë ai e dha sot në emisionin e mëngjesit në Klan Kosova.
“Janë orientuar sipas konceptit të blerjeve shtet me shtet. Pra, blerjet janë investuar në bashkëpunim me ministritë përkatëse të vendeve të NATO-s prej të cilave kemi prokuruar, dhe janë sipas standardeve të NATO-s, sepse orientimi ynë është i qartë drejt anëtarësimit tonë në NATO dhe Bashkimin Evropian”, tha ai.
Shefi politik i ushtrisë së Kosovës tha se blerjet realizohet duke u bazuar në planin gjithëpërfshirës të tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës/ Klankosova.tv
Shpërndaje në: