Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se kanë mbajtur premtimin e bërë për fuqizimin të Ushtrisë së Kosovës.
Maqedonci thotë se që nga fillimi i mandatit kanë investuar mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit.
“Premtuam fuqizim të ushtrisë, e realizuam! Që nga fillimi i këtij mandati deri më tani investuam mbi 260 milionë euro në blerjen e sistemeve më moderne të armatimit”, thotë ai.
Më tutje Maqedonci është shprehur se çdo prokurim është realizuar përmes konceptit shtet më shtet pa ndërmjetësim të operatorëve ekonomik, duke kursyer kësisoj buxhetin ndërkohë që është rritur cilësia.
Shpërndaje në: