Mbi 2 mijë tiketa trafiku shqiptohen nga policia brenda 24-orëve

LAJME

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka njoftuar se ka shqiptuar mbi 2 mijë e 116 tiketa trafiku.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se kanë ndodhur 65 aksidente, 15 prej tyre me të lënduar, ndërsa me dëme material janë 50 aksidente, raporton Periskopi.

Kurse, janë arrestuar 12 persona dhe në mbajtje janë dërguar 8 persona./Periskopi/

Source: [Read more]

Shpërndaje në: