Më 1 prill mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë

LAJME

Më 1 prill do të mbahet ankandi i katërt për vitin 2025.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 7 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (7 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Financave./Periskopi/

Source: [Read more]

Shpërndaje në: