Me një këmbë në gjysmëfinale: Kjo është shuma marramendëse që merr Barcelona në rast kualifikimi tutje
Barcelona mund të vulosë vendin e saj në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve këtë të martë. Skuadra e Flick vjen me një avantazh të konsiderueshëm pas fitores 4-0 që arriti në ndeshjen e parë. Me përjashtim të një debakli që askush nuk e pret, katalanasit do të jenë në gjysmëfinale, fazë kjo e cila Barça nuk kanë arritur prej gjashtë vitesh, shkruan Marca, transmeton Periskopi.
Krahas suksesit të padyshimtë sportiv, kualifikimi do të përbënte një shtysë të konsiderueshme financiare për klubin, pasi katër skuadrat që kualifikohen në këtë raund do të përfitojnë secila nga 15 milionë euro. Një shumë që në rastin e Barcelonës është tashmë një përfitim për bilancin financiar sepse buxheti vjetor i skuadrës përfshin arritjen në çerekfinale. Nga aty, gjithçka që fitohet është fitim.
Kjo shifër mund të rritet edhe më tej nëse skuadra arrin në finale ose fiton kompeticionin. Në këto raste, UEFA shpërblen 18.5 milionë për të luajtur në finale dhe gjashtë milionë e gjysmë të tjera nëse fituesi kurorëzohet përfundimisht kampion. Nëse do të ishte kështu, klubi do të kishte një fitim prej 40 milionë eurosh nga Champions League.
Në këtë pikë, Barcelona ka fituar tashmë 67 milionë nga Champions League këtë sezon: 18.6 milionë për pjesëmarrjen në play-off; 13.3 për fitoret dhe barazimet; 9.6 për vendin e dytë; 13 për t’u kualifikuar në fazën e 16-të dhe 12.5 për të arritur në çerekfinale. Duke pasur parasysh situatën e vështirë financiare të klubit, me një ulje të ndjeshme të të ardhurave, marrja e këtyre parave është thelbësore për balancimin e librave. /Periskopi/
Source: [Read more]
Shpërndaje në: