Mehmetaj: Sekretari Organizativ i VV’së i paska 1.2 milionë euro kesh në bankë

LAJME

Gazetari Lirim Mehmetaj ka shkruar sot për pasurinë marramendëse të Alim Ramës, Sekretar Organizativ i Vetëvendosjes, për të cilin tha se i ka mbi 1.2 milionë euro në bankë, shkruan Gazeta Metro.

Mehmetaj e nxori tabelën e deklarimit të pasurisë së Alim Ramës, ku shihen paratë e ruajtura në disa banka.

“Sekretari Organizativ i Vetevendosjes vec para kesh ne banke i paska 1 milion e 278 mije e 41 euro. Madje keto ne vitin 2021, kur eshte obligu me deklaru pasurine si anetar i KQZ-se nga Vetevendosje”, shkroi Mehmetaj në Facebook.

“Tash si sekretar i partise s’eshte i obliguar ta deklaroje me pasurine. 720 mije euro i paska pas ne bankat e Kosoves e mbi 550 mije ne nje banke ne Amerike. I paska pas deklaru edhe 2 banesa, 1 shtepi e 2 parcela”, tregoi Mehmetaj./gazetametro.net

Shpërndaje në: