I pari i PDK’së, Memli Krasniqi ka thënë se Vetëvendosje është duke u përball me mosmarrëveshje të mëdha për emrin e kryeparlamentarin, përcjell Periskopi.
Ai deklaron se as të shtunën, kur edhe do të mbahet seanca e radhës, thotë se s’kanë emër për kandidat për kryparlamentar.
“Mungesa e numrave nuk mundet me qenë arsyetim për me pengu vazhdimin e procedurës të paraparë me kushtetutë dhe rregullore të kuvendit, dhe në këtë kuadër sot vec është dasht me u respektu skenari. Ne kemi shku, të njoftum se vazhdon seanca, ku vazhdon seanca, te pika e votimit të raportit. Në rregull. Ashtu ishte skenari”.
“Ekziston një mosmarrëveshje e madhe brenda VV’së kush duhet me qenë kandidat. Ata nuk kanë as kandidat, s’kanë emër dhe smunden me pasë emër as të shtunen”, tha Krasniqi në T7.
Source: [Read more]
Shpërndaje në: