Miftaraj: Kritikon qeverinë, pagat për vete i ngritën rreth 400 euro, pensionistëve 20

LAJME

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit për Drejtësi, ka reaguar pas ngritjes së pensioneve për 20% nga qeveria. 

Miftaraj e ka quajtur rritje të padinjitetshme. Sipas tij me 20 euro pensionistët nuk mund t’ua blejnë as smokat nipave e mbesave për një muaj, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ai e ka përmendur faktin se qeveritarët rritën për vete pagat përafërsisht 400 euro në fillim të mandatit, duke i quajtur “pushtet hajgare”, dhe “mosmirnjohës”.

Shpërndaje në: