Miftaraj për VV’në: Për të drejtat e qytetarëve s’bëjnë zë, për interesat e tyre kanë shumë energji për të sulmuar
Ehat Miftaraj nga IKD, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se e njëjta është shumë e zëshme për të qëndruar në pushtet dhe për të sulmuar këdo që kërkon respektimin e Kushtetutës, ligjit dhe procedurave.
“Sdi a e keni vërejtë partia deri dje në pushtet sa të zëshëm janë për të mbetur në pushtet. Sa kanë energji për të sulmuar secilin që iu del para që kërkon respektim të Kushtetutës, ligjit, procedurës”, ka shkruar Miftaraj, raporton Periskopi.
Miftaraj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë kjo parti, në anën tjetër, s’e thotë asnjë fjalë për të qytetarët, mirëqenia e të cilëve po rrezikohet nga shtrenjtimi i rrymës.
“Asnjë fjalë kundër “oligarkëve” që përfitojnë nga shtrenjtimi i rrymës. Asnjë fjalë për qytetarin që i rrezikohet mirëqenia nga shtrenjtimet me leje të qeverisë”, ka shkruar tutje ai./Periskopi/
Postimi i plotë:
Source: [Read more]
Shpërndaje në: