Miratohet kërkesa e opozitës, nesër seancë e jashtëzakonshme për keqmenaxhimin në KEK

LAJME

Kuvendi i Kosovës ka miratuar kërkesën e 43 deputetëve që nesër të mbahet seancë e jashtëzakonshme lidhur me zhvillimet në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Sipas njoftimit të kuvendit, seanca e jashtëzakonshme është thirrur për nesër me fillim nga ora 12:00.

“Rendi i ditës: Debat Parlamentar për skandalet dhe keq menaxhimi në Korporatën Energjetike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e kuvendit.

Kjo do të jetë seanca e katërt e jashtëzakonshme rresht që thirret nga opozita, për siç thonë ata, skandalet e qevrisë.

Seancat e jashtëzakonshme të kaluarat janë bojoktuar nga pozita.Mbetët të shihet nëse edhe nesër do të veprohet njejtë.

Shpërndaje në: