Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Ardian Hajdaraj, mbajti Takimin e 256-të, në të cilin diskutoi pikat e rendit të ditës. Vendimet që u morën në takimin e sotëm janë si vijojnë, me ç’rast Këshilli i Prokurorial i Kosovës:
Miratoi Udhëzuesin për Panelin Vlerësues në zbatim të Rregullores 07/2024 për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës;
Miratoi Raportin e Komisionit për Rekrutimin e Prokurorëve të Shtetit, të cilin e prezantoi kryetari i Komisionit rekrutues, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj dhe, njëkohësisht, mori vendim që emrat e 24 prokurorëve të zgjedhur të dërgohen për dekretim tek Presidentja e vendit;
Trajtoi kërkesën e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me rishikimin e pagës së tij dhe shtesave, si dhe autorizoi Komisionin për Çështje Normative që të përgatitë një analizë me rekomandime për këtë rast dhe rastet e tjera të ngjashme.
Shpërndaje në: