Mot i vranët të shtunën, reshje lokale në mbrëmje

LAJME

Më shumë vransira kalojnë ditën e shtunë mbi vend, por nuk paraqiten mundësi për të reshura, e nuk mungojnë edhe intervale me diell. Tek vonë gjatë mbrëmjes, kur vransirat dendësohen, vende-vende shoqërohen me riga lokale shiu.

Temperaturat minimale nuk zbresin nën 0C, luhaten ndërmjet 2C deri në 5C, e ato maksimale ditën arrinë deri në 18C e 20C.

Do të frynë erëra mesatare e mesatarisht të fuqishme nga jugperëndimi 6-11m/s, me hove deri në 15m/s nga Dukagjini.

Mot më i ndryshueshëm po parashihet nga dita e diel.

Shpërndaje në: