Trajneri i Fenerbahches, Jose Mourinho neser do të përballet me ish-skuadrën e tij, Manchester United, në Euroa League.
Ai gjatë konferencës për media, u pyet se kush është favorit për ta fituar trofeun këtë sezon.
Portugezi zgjodhi dy skuadra si favorite, të dyja ku kishte punuar më parë.
“Dy kandidatët për të fituar Ligën e Evropës është e lehtë: Manchester United dhe Tottenham”, deklaroi Mourinho.
Më pastaj ai foli më gjërësisht për kohën sa ishte trajner i Manchester United.“I uroj gjithë të mirat Man United. Unë kam qenë i lumtur atje, ne fituam Europa League, të dytin në lig”. U largova nga United me ndjenja të mira për klubet dhe tifozët. Nëse gjërat nuk funksionojnë për Man United, nuk jam kurrë i lumtur”, ka deklaruar Mourinho.
Shpërndaje në: