MSH ka siguruar 85 mijë vaksina kundër gripit sezonal

SHËNDETËSI

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të gjitha përgatitjet për vaksinimin e popullatës së ndjeshme kundër gripit sezonal për vitin 2024 – 2025.

Janë 85 mijë vaksina të blera në bashkëpunim me UNICEF-in, ka konfirmuar për Radio Kosovën, udhëheqëse e Divizionit për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Shëndetësisë, Gjylferije Zabeli.

Shpërndarja e 85 mijë vaksinave të blera, sipas zëdhënëses Zabeli, pritet të bëhet gjatë javës së fundit të muajit shtator, kurse vaksinimi është paraparë të fillojë në javën e parë të tetorit, më saktë më 2 tetor.

“Ministria e Shëndetësisë përmes UNICEF-it për sezonën 2024 – 2025 ka porositur 85 mijë vaksina kundër gripit sezonal. Furnizimi i të gjitha njësive të vaksinimit me vaksinën për mbrojtje nga gripi sezonal, përkatësisht, institucionet e kujdesit parësor shëndetësor në të gjitha komunat e Kosovës, do të bëhet sipas planifikimit të kryer në bashkëpunim me komunat”, tha Zabeli.

Ndërkaq, shpërndarja e vaksinave, sipas zëdhënës Zabeli, pritet të bëhet gjatë javës së fundit të muajit shtator, kurse vaksinimi është paraparë të fillojë në javën e parë të tetorit, më saktë më 2 tetor.

“Ky furnizim prite të bëhet gjatë javës së fundit të muajit shtator të këtij viti, ndërsa vaksinimi pritet të nis në javën e parë të muajit tetor”, tha ajo.

Siç dihet tashmë vaksinimit duhet t’i nënshtrohen personat e moshës mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët m me imunitet të dobësuar.

Ndryshe, vaksinimi sipas mjekëve specialist është mënyra më e thjeshtë dhe më efektive për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve serioze infektive.

Shpërndaje në: