Ndalet njësia A3 e termocentralit “Kosova A”, KEK-u jep detaje

LAJME

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se njësia A3 e termocentralit “Kosova A” do të ndalet nga puna sonte, në orën 23:59, për shkak të problemeve të ndjeshme me humbje të ujit.

Sipas KEK-ut, është e nevojshme që kjo njësi të ndalet deri në verifikimin e plotë të gjendjes, për të parandaluar ndonjë defekt të mundshëm më të madh.

“Në lidhje me këtë, KEK ka njoftuar me kohë Kompaninë e Distribuimit të Energjisë Elektrike dhe ka marrë masa që kapacitetet e njësisë A3 të mos nominohen për ditën e nesërme.

Ekipet tona të ekspertëve janë në gatishmëri për të identifikuar dhe sanuar çdo defekt që mund të jetë shkaktar i këtij problemi, sapo të krijohen kushtet (pas ftohjes së njësisë), për të rikthyer njësinë në funksion në kohë optimale”, thuhet në njoftim./Periskopi

Source: [Read more]

Shpërndaje në: