Ndërpritet seanca konstituive

LAJME

Seanca konstituive e Kuvendit është ndërprerë.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari,  tha se s’ka shumicë për vijim të saj.

“Për shkak të rrethanave të krijuara, meqë raporti i krijuar nuk mori vota të mjaftueshme për po, në këto rrethana detyrohemi ta ndërpresim seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidentën se si do të veprohet në të ardhmen”, u shpreh ai.

Në seancën konstituive duhej që deputetët, pas miratimit të raportit, të bënin betimin dhe të zgjidhinin kryetarin dhe nënkryetarët.

Source: [Read more]

Shpërndaje në: