Ndërron jetë në moshën 73-vjeçare, legjenda holandeze e Barcelonës dhe Ajax-it

SPORT

Ish-mesfushori holandez, Johan Neeskens i njohur për kohën e tij te Ajax-i dhe Barcelona, ka ndërruar jetë sot, në moshën 73-vjeçare.

Neeskens, i cili shënoi 17 gola në 49 paraqitje për Holandën, gëzoi një karrierë 23-vjeçare si lojtar dhe më vonë pati disa role të spikatura si trajner.

I njohur gjerësisht si një nga futbollistët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë, Neeskens – përkrah Johan Cruyff – ishte pjesë e skuadrës së Ajax-it që fitoi tre Kupa Evropiane në fillim të viteve 1970 dhe ishte pjesë e kombëtares holandeze që arriti në finalet e njëpasnjëshme të Kupës së Botës në 1974 dhe 1978.

Shpërndaje në: