Nga sulmi izraelit mbi Bejrut, vriten 12 persona

LAJME

Në një sulm ajror të Izraelit në periferi të Bejrutit në Liban kanë vdekur 12 persona, në mesin e të cilëve edhe një komandant i lartë i Hezbollahut, i cili kishte qenë në shënjestër të sulmit.

Ministria libaneze e shëndetësisë ka njoftuar se numri i personave të vrarë nga sulmi ajror i Izraelit në periferi të Bejrutit, në jug të kryeqytetit,  ka mbërritur në nëntë, ndërsa i të lënduarve është mbi 60.

Sipas raportimeve, Izraeli në shënjestër kishte Ibrahim Aqil-in, komandantin e operacioneve të ezbollahut për të cilin ka thënë se ka mbetur i vrarë në këtë sulm.

Të paktën dy ndërtesa banimi janë shkatërruar si pasojë e këtij sulmi ajror.

Ky është sulmi i tretë i Izraelit në Bejrut gjatë këtij viti.

Vitin e kaluar, për ta shënuar 40 vjetorin e sulmit të Hezbollahut në ambasadën amerikane në Bejrut, Departamenti Amerikan i Shtetit kishte ofruar 7 milionë dollarë për informata për komandantin Aqil, udhëheqësin kyç të Hezbollahut dhe të cilin SHBA e ka akuzuar për përfshirjen e tij në sulmin e vitit 1983.

Në sulmin mbi ambasadën amerikan më 1983 ishin vrarë 63 persona ndërsa më vonë gjatë atij viti, si pasojë e sulmit mbi një kompleks të marinsave amerikan në Bejrut u vranë 220 marinsa dhe 21 personel tjetër./rtk

Shpërndaje në: