Një adoleshent vret 5 persona në ShBA

LAJME

Pesë persona janë gjetur të vdekur pas të shtënave me armë në një shtëpie në juglindje të Seattle të hënën në mëngjes.

Për këtë rast policia ka njoftuar se ka arrestuar një adoleshent.

Zëdhënësi i Zyrës së Sherifit të King County, Mike Mellis tha se disa banorë lajmëruan policinë për rastin.

Ai tha se në mesin e viktimave tre ishin të mitur dhe dy të moshës madhore.

Pasi u zbuluan trupat, ne e kuptojmë qartë se kjo është një skenë krimi jashtëzakonisht e rëndësishme,” tha ai, raporton AP.

Mellis tha se të shtënat duket se përfshinin anëtarë të një familjeje, por shtoi se ata ende nuk e dinin se si kishin lidhje. Ai gjithashtu tha se nuk kishte asnjë kërcënim të vazhdueshëm për komunitetin.

Shpërndaje në: