Një pjesëtar i grupit të DNK në mesin e të dyshuarve për zjarrin e Koçanit

LAJME

Edhe një pjesëtar i grupit të DNK-së në mesin e të dyshuarve për zjarrin e tmerrshëm në diskotekën Puls në Koçan.

Sipas prokurorit të shtetit, ai dyshohet për import dhe përdorim të lëndëve piroteknike.

“Një anëtar i grupit muzikor dyshohet gjithashtu për futjen dhe përdorimin e mjeteve piroteknike. Dyshohet se anëtarët e grupit kanë aktivizuar eksplozivin rreth orës 2:32 të mëngjesit si pjesë e performancës dhe efektit të tyre skenik – shatërvanë piroteknikë që hodhën shkëndija drejt tavanit mbi skenë, të cilat menjëherë dogjën çatinë e objektit dhe më pas zjarri u përhap në të gjithë objektin”, tha Kocevski.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë do të hetojë çdo detaj lidhur me tragjedinë e Koçanit dhe të gjithë ata që kanë lidhje direkte apo indirekte me ngjarjen do të mbajnë përgjegjësi, tha ministri maqedonas i punëve të brendshme, Pançe Toshkovski në konferencën e sotme për media. Siç shtoi ai, nuk ka ndarje në mes tonën dhe tuajën, por vetëm të përgjegjshme dhe të papërgjegjshme.

“Dëshiroj ta siguroj opinionin se çdo detaj në lidhje me ngjarjen penalo-juridike është detyrë e Prokurorisë Publike në bashkëpunim me MPB-në që ta përcaktojnë dhe ta procedojnë në mënyrë adekuate. Ne këtë do ta bëjmë… Mirëpo, duhet të respektojmë procesin e drejtësisë dhe hetimin duhet ta kryejmë tërësisht dhe gradualisht”, tha Toshkovski.

Shpërndaje në: