Një qytet në Korenë e Jugut u ofron para çifteve që pranojnë të lidhen dhe martohen bashkë

KURIOZITETE

Një qytet në Korenë e Jugut ka gjetur një mënyrë të re për të trajtuar rënien e lindjeve në vend duke paguar qytetarët e saj që të martohen dhe të kenë fëmijë.

Zyra e qarkut Saha-gu në Busan po planifikon një takim me mblesëri në tetor dhe po ofron 1 milion won (750 dollarë) për njerëzit që fillojnë të takohen.

“Ky projekt është krijuar për të kapërcyer krizën demografike për shkak të nivelit të ulët të lindjeve në Korenë e Jugut duke formuar një komunitet lokal multikulturor në të ardhmen”, tha drejtuesi i qarkut Lee Gap-jun.

Drejtuesi do të mbajë një takim për “koreanët beqarë” midis moshës 23 dhe 43 vjeç që jetojnë ose punojnë në zonë. Nëse çifti qëndron së bashku dhe vendos të martohet dhe të prezantojë partnerin e tyre me familjen e tyre, ata marrin secili nga 1490 dollarë shtesë./abcnews.al

Shpërndaje në: