Notat e lojtarëve, Lituani 1-2 Kosovë: Shkëlqejnë Zhegrova dhe Krasniqi

SPORT

Kosova ka fituar me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Lituanisë në kuadër të raundit të tretë të Ligës së Kombeve.

‘Dardanët’ e mbyllën pjesën e parë me epërsi minimale 1-0 falë golit të Edon Zhegrovës ndërsa në të dytën shënuan edhe një herë tjetër.

Në pjesën e dytë golin e gjeti Ermal Krasniqi i cili u inkuadrua nga banka për të realizuar për rezultatin 2-0.

Vendasit deri në fund ia dolën të ngushtojnë rezultatin në 2-1 por kjo nuk ishte e mjaftueshme për ta shmangur humbjen.

Lojtari më i mirë në këtë takim sipas Sofascore ishte Edon Zhegrova i cili mori notën 8.1 ndërsa me paraqitje të mira u vlerësuan edhe Ermal Krasniqi (7.9) dhe Valon Berisha me Albion Rrahmanin që u vlerësuan me 7.3.

Dështimi në këtë ndeshje doli të jetë portieri lituanez Edvinas Gertmonas që mori notën 6.0.

Kosova do të rikthehet në aksion sërish të martën, ku do të jetë nikoqir i Qipros në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Shpërndaje në: