Osmani takohet me presidentin e Bullgarisë: Folëm për forcimin e partneritetit mes dy shteteve

LAJME

Osmani takohet me presidentin e Bullgarisë: Folëm për forcimin e partneritetit mes dy shteteve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Përmes një njoftimi në Facebook, Osmani ka thënë se Bullgaria është partnere dhe aleate e vazhdueshme e Kosovës.

Tutje, ajo ka thënë se në takim kanë folur për forcimin e partneritetit mes dy shteteve.

“Bullgaria është partnere dhe aleate e vazhdueshme e Kosovës. Në takim bilateral me Presidentin Rumen Radev, diskutuam forcimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve në veçanti në fushën e mbrojtjes. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për rrugëtimin tonë euro-atlantik” – ka thënë ajo, transmeton Periskopi.

Source: [Read more]

Shpërndaje në: