Osmani uron NATO-n për 76 vjetorin: Anëtarësimi – një udhëtim për paqe dhe siguri afatgjatë

LAJME

Osmani uron NATO-n për 76 vjetorin: Anëtarësimi – një udhëtim për paqe dhe siguri afatgjatë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar NATO-n për 76 vjetorin e krijimit të Aleancës, duke theksuar rëndësinë e saj për paqen dhe sigurinë globale.

Në postimin e saj, Osmani theksoi se NATO ka qenë një faktor kyç në shpëtimin e miliona jetëve në Kosovë, 26 vjet më parë, dhe se vazhdon të mbetet shtylla kurrizore e paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Sot, nderojmë një Aleancë që është ndërtuar jo vetëm mbi fuqi, por mbi një qëllim — besimi i përbashkët se liria, dinjiteti dhe paqja janë vlera që meritojnë të mbrohen. Njëzet e gjashtë vjet më parë, NATO ndihmoi në shpëtimin e miliona jetësh në Kosovë. Ajo vazhdon të mbetet shtylla kurrizore e paqes dhe sigurisë — në rajonin tonë, në gjithë Europën dhe në mbarë botën.” – ka shkruar Osmani në Twitter transmeton Periskopi.

Ajo shtoi se Kosova është e gatshme të kontribuojë më shumë në forcimin e paqes dhe sigurisë, duke qëndruar krah për krah me aleatët dhe duke shprehur angazhimin e Kosovës për t’u bërë anëtare e NATO-s në të ardhmen.

Kosova është e gatshme të japë kontributin e saj. Ne kemi qëndruar krah për krah me aleatët tanë dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë — si partnerë, si kontribuues dhe si anëtarë të ardhshëm. Sepse anëtarësimi në NATO nuk është vetëm qëllimi ynë — është kapitulli i ardhshëm në një udhëtim të përbashkët për paqe dhe siguri afatgjatë.” – ka përfunduar ajo.

76 years of unity, strength, and peace — congratulations @NATO.

Today, we honor an Alliance built not just on power, but on purpose — the shared belief that freedom, dignity, and peace are worth defending.

Twenty-six years ago, NATO helped save millions of lives in Kosovo. It… pic.twitter.com/pETmYiadFL

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 4, 2025

Source: [Read more]

Shpërndaje në: