Mirlind Daku foli pas disfatës në Pragë, duke u shprehur se Shqipëria i kishte shanset e saj, të cilat nuk i shfrytëzoi mirë për të dalë të paktën me një pikë nga ky takim.
“Të them të drejtën e dinim para ndeshjes që na pret një ambient shumë i nxehtë, duke marrë parasysh edhe ndeshjen që kemi luajtur në Tiranë. I kemi mundur 3-0 dhe e dinim që na pret ambient i nxehtë. Sa i përket shanseve, i kishim edhe sot, i patëm dy të mira dhe besoj se që po te ishim pak më syhapur, do merrnim të paktën pikë. Por shpresoj që tani ndeshja është shumë shpejt kundër Gjeorgjisë dhe vazhdojmë aty, të jemi më syhapur e shfrytëzojmë momentet tona.
Unë vij me dëshirën më të madhe të luaj, nuk kursehem në asnjë moment për Kombëtaren. Ne edhe shumë nuk kemi mundësi të njohim njëri-tjetrin, si unë që nuk më ka rastisur shumë që të luaj minuta me lojtarët që luaj këtu dhe është më vështirë se në klub. Shpresoj të vazhdojmë e tregojmë performanca të mira e shpresoj të vijnë edhe golat.
Laçi ishte pak larg nga unë, por nuk është sa faj im, as Laçit, askujt, se Çekia ishte organizuar mjaft mirë për topat e dytë. Besoj se për një sulmues është më mirë kur ke një numër 10 aty afër. Kur mundesh sadopak të kapësh topat e dytë, shpresojmë që të përmirësojmë gabimet që kemi bërë.
Ekipet kur futen medoemos për të na mposhtur, tregon që jemi rritur si skuadër e ekip. Kjo është pjesa që mund të ndjehesh krenar që nëpër çdo vend ku luan, ekipet nuk të marrin si një kombëtare kaluese, vetëm të kalosh ndeshjen e të jetë e sigurt fitorja. Besoj që ekipi ka kaluar në dimension tjetër dhe po bën ndeshje të mira dhe për atë arsye kemi këto rezultate deri tani. Shpresoj të vazhdojë kështu, se kemi rrugë të gjatë.
Taktikë tjetër? Këto gjëra i duhen trajnerit të vendosë, unë jam të bëj maksimumin për minuta që jep, trajneri, ai vendos nëse luajmë me dy apo një. Nuk kam çfarë them për këtë pjese, shpresoj që në ndeshjen tjetër të mos kemi nevojë për sulmues, të mbyllim ndeshjen më herët e vetëm mbrojmë e nuk sulmojmë”, tha Daku
Shpërndaje në: