Pas shuplakës, Jozi reagon për herë të parë publikisht duke gjuajtur kunja drejt Gjestit

SHOWBIZ

Pas shuplakës, Jozi reagon për herë të parë publikisht duke gjuajtur kunja drejt Gjestit

Këngëtari shqiptar, Jozefin Marku, i cili është bërë pjesë e raportimeve të mediave për shkak të një ofendimi të rëndë dhe një sulmi fizik ndaj këngëtarit kosovar Besart Kelmendi, të njohur si “Gjesti”, ka publikuar një fotografi nga Kulla e Jasharëve në Prekaz.

Marku ishte përjashtuar nga Big Brother VIP Albania pas një ofendimi që i kishte bërë Gjestit. Ndonëse kishte kërkuar falje për ofendimin dhe kishte thënë se është penduar, Marku ka eskaluar në sulm fizik ndaj Gjestit, duke e goditur derisa këngëtari pejan po e priste të përshëndeste tek dera dalëse e shtëpisë së Big Brother. Për këtë sulm fizik Marku është arrestuar edhe nga Policia e Shqipërisë.

Ky sulm fizik i Jozefin Markut ka nxitur edhe një debat të madh në Shqipëri e Kosovë, meqë ka shumë qe e kanë interpretuar edhe si një ngjarje që reflekton problemet në mes të dy shteteve.

auto_image-86-415x6001745079715.png

Source: [Read more]

Shpërndaje në: