Ish-ambasadori Lulzim Peci në emisionin “Click” në RTV21 duke komentuar intervistën e Ambasadorit të BE’së në Kosovë Aivo Orav tha se aktualisht është duke u bërë një fazë parapërgatitore para fillimi të një ndërmjetësimi serioz të BE-së në raport me dialogun.
“Me sa kam njohuri unë ka një komunikim mes Brukselit dhe Washingtonit me Administratën e Trump lidhur me ecjen përpara dialogut”, tha Peci.
Ish diplomati komentoi edhe deklaratët e ORav tha se qeveria stabile të cilën po e kërkon Bashkimi Evropian është ajo qeveri e cila i ka së paku 61 deputetë.
“Edhe një qeveri e cila është e dedikuar që t’i zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel kjo është ajo se çfarë po kërkohet nga Brukseli”, tha Peci.
[embedded content]
Shpërndaje në: