Peci trim: Për ta luftuar krimin e korrupsionin jam i gatshëm çdo ditë të vdes

LAJME

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka publikuar një video sqarim për opinionin pasi njësiti i Krimeve Ekonomike kanë zbarkuar në Zyrën e Prokurimit të ministrisë së tij meqë dyshohet për dallavere rreth një tenderi që ka të bëjë me pastrimin e renovimin e objektit të AAK-së.

Peci ka përmendur edhe Prokurorinë për reagimin e shpejtë pas raportimeve të mediave dhe ka thënë se s’kanë reaguar njëjtë kur u janë dorëzuar fakte për keqpërdorime, që sipas Pecit kapin vlera qindra milionëshe.

Më herët, Peci tha se mediat nuk e kanë raportuar të vërtetën dhe se pret që një gjë të tillë ta bëjnë institucionet e drejtësisë.

Në fund, Peci duke folur si hero, ka thënë se “është i gatshëm të vdes çdo ditë” teksa lufton krimin, korrupsionin dhe teksa mbron dinjitetin e tij personal.

Shpërndaje në: