Pedri për Topin e Artë: Preferoj që Raphinha ose Yamal ta fitojë atë

SPORT

Mesfushori spanjoll, Pedri po kalon në një sezon fantastik.

Dhe këtë sezon shpeshherë lojtari është gjendur në listë për të marrë çmimin e Topit të Artë.

Mirëpo Pedri, mendon ndryshe rreth kësaj teme.

“Zakonisht lojtarët që marrin shumë numra e fitojnë atë! Unë preferoj që Raphinha apo Lamine ta fitojnë atë. Janë ata që bëjnë diferencën. Për sa kohë që skuadra fiton tituj, unë jam i lumtur!”, tha për TV3, raporton gazeta Blic transmeton Periskopi.

Pedri, këtë sezon ka bërë 44 paraqitje dhe ka shënuar 5 gola dhe 7 asistime.

Source: [Read more]

Shpërndaje në: