Nga: Refik Hasani
Mbajtja e protestës 23 shtator të këtij muaji, shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në mënyrë paqësore realizuan marshin protestues në qendrën e qytetit në Preshevë , “PËR IDENTITET dhe DINJITET”.
Kujtojm se më datën 12 gusht të këtij viti shqiptarët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci në mënyrë paqësore realizuan marshin protestues në qendrën e qytetit në Bujanoc, “PËR IDENTITET dhe DINJITET”.
Lufta për IDENTITET e DINJITET, përballë padrejtësive e diskriminimit është përgjegjësi e përbashkët dhe e domosdoshme për të tashmen e të ardhmen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Këto dy marshe protestuese
ishin për barazi dhe drejtësi! Kundër diskriminimit, në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, në investime e Përfaqësime.
Këto dy marshe protestuese ishin kundër diskriminimit, përmesë pastrimit etnik-pasivizimit, zhvendosjes dhe dëbimit,shtypjes dhe shkeljeve që i bëhen shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Këto dy, marshe protestuese
ishin për të dëshmuar se problemet e kësaj Krahine shqiptare nuk mund të shtyhen pafundësisht!?.
Këto dy marshe protestuese, ishin për zbatimin e Marrëveshjeve të nënshkruara dhe për përmbushjen e detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Autori i vështrimit,Refik HASANI
Shpërndaje në: