Përfaqësues të KQZ-së e shoqërisë civile priten me duartrokitje në Senatin e Pelsinvanisë
Delegacioni i KQZ dhe përfaqësues nga shoqëria civile kanë qenë musafirë të senatorit Joe Pittman në Pensilvani, shkruan Periskopi.
Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi përmes një postimi në llogarinë e tij tha se që 10 ditë janë në ShBA, ku edhe kanë zhvilluar diskutime për proceset zgjedhore dhe sfidat e kohës së sotme.
Elezi publikoi edhe një video, ku Sentatorët e Senatit të shtetit të Pensilvanisë i presin me duartorkitje.
Postimini plotë:
Së bashku me kolegë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përfaqësues nga shoqëria civile dhe në mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë, më 2 prill, u mirëpritëm në mënyrë të veçantë nga Sentatorët e Senatit të shtetit të Pensilvanisë.
Ne ishim mysafir të senatorit Joe Pittman, me të cilin për kohë të gjatë diskutuam për proceset zgjedhore dhe sfidat e kohës së sotme.
Z. Pittman, në fillimin e seancës së Senatit të Pensilvanisë, bëri prezantimin e delegacionit tonë që u nderua me duatrokitje nga senatorët.
Prej 10 ditësh, jemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pjesë e programit “Open World Program” i Zyrës së Kongresit Amerikan për Lidership Ndërkombëtar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësojnë demokracinë më të madhe në botë dhe është një vend ideal për të mësuar për zgjedhjet dhe organizimin e tyre.
#OpenWorldProgram
#CongressionalOfficeforInternationalLeadership
Source: [Read more]
Shpërndaje në: