Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

LAJME

Ka përfunduar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike e thirrur nga grupi “Asnjë centë më shumë”.

Kjo protestë u mbajt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, raporton Periskopi.

Protestuesit kanë mbajtur parulla në duar me mbishkrimet si “Fatura jonë, pasuria juaj”, “Stop vjedhjes me tarifa”, “Jemi populli më i varfër në Evropë”.

Protestuesit nga sheshi “Skënderbeu”, vazhduan deri tek Ministria e Ekonomisë e cila udhëhiqet nga Artane Rizvanolli.

Për këtë protestë organizuesit e protestës iu kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kundër shtrenjtimit për 15% të rrymës që u paralajmërua nga Zyra e Rregullatorit Energjik.

Aktivisti , Ali Sefaj ka paralajmëruar protesta nëse kërkasat nuk i shqyrton Ministria e Ekonomisë.

“Po i lëmë te zonja Ministre që të hënën t’i shohin aty. Nëse nuk merret vendimi, protestat tona masovike do të vazhdojnë”, tha aktivisti Sefaj.

Ky shtrenjtim i rrymës mund të hyj në fuqi nga prilli dhe me këtë rritje të çmimit të rrymës mund të rriten edhe çmimet në treg, përfshirë çmimet e bukës, qumështit, vajit e produkteve tjera./Periskopi/

Source: [Read more]

Shpërndaje në: