Përplasja me serbët për të pagjeturit e zbulimi i varrezave masive në Serbi – krejt çka foli Arsim Gërxhaliu në Periskopi

LAJME

Përplasja me serbët për të pagjeturit e zbulimi i varrezave masive në Serbi – krejt çka foli Arsim Gërxhaliu në Periskopi

Ish-drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës (IMLK), Arsim Gërxhaliu, në emisionin “Real Talk me Maxhunin”, i cili transmetohet në Periskop dhe T7 ka folur për njërin nga proceset më të dhimbshme të Kosovës së pasulftës, për personat e zhdukur.

Gërxhaliu ka treguar se që nga 12 qershori i 1999 ka nisur puna e tij për t’i gjetur të zhukurit që ishin vrarë në luftë nga forcat serbe.

“Dihet fare mirë për ta po flas për periudhën kur kam qenë pjesë e këtij procesi. Që nga 12 qershori kur për herë të parë ka hyrë NATO, pas ditës së clirimit në fshatin Llukarë jam bërë pjesë e procesit e të zhdukërve. Në atë kohë Kryqi i Kuq e ka pas primatin edhe të listës të së zhdukërëve dhe ajo listë ka shërbyer si punë e komisioneve të përbashkëta të Kosovës dhe Serbisë. Sepse ne komunikimin me Serbinë e kemi pasur vetëm përmes Kryqit të Kuq për shkak të rrjedhave politike dhe sjelljeve të Serbisë të cilat kinse nuk e njeh Kosovën dhe komunikimi ka shkuar përmes Kryqit të Kuq”, ka potencuar Gërxhaliu.

Sipas Gërxhaliut, në fillim kur e ka nisur punën kanë qenë 6 mijë e 440 persona të zhdukur, ndërsa kur e ka përfunduar mandatin ky numër ka qenë 1 mijë e 617.

“Lista fillestare ka filluar me 6 mijë e 440 emra të zhdukërve do të thotë ka qenë pas luftës. Në ndërkohë ajo është përditësuar janë shtuar emra të rinj sepse kanë qenë disa periudha psh kanë shkuar organizata të ndryshme pas luftës kanë shkuar dhe kanë marrë intervistë ai iu ka treguar për rastin që e ka të zhdukër dikë dhe ka menduar dikush merret me atë e në fakt nuk janë marrë sepse e kanë pasur misionin e shkurtë. Lista është përdetitësuar, është shtuar me më shumë emra, sepse fillimi ka qenë 6 mijë e 440 të zhdukër dhe deri më 30 gusht të vitit 2021 ku edhe mbaroi mandati im i parë u largova nga ky proces do të thotë e kam lënë me 1 mijë e 617 persona të zhdukër”, ka thënë ai.

Gërxhaliu ka shtuar se gjatë riatdhesimit kanë munguar një numër i relativisht persnonave të zhdukur.

“Është lista ekziston efidenca përderisa e ka edhe Komisioni Qeveritar i Qeverisë edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore në lojë është edhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtar do të thotë është një listë e përbashkët e punëve. Dihen saktësisht ku ende mungojnë psh nëse e marrum rastet e riatdhesimit të Beogradit Batajnicës, Petrovoselles ku e kemi një numër relaitivisht të personave që mungojnë nga ato grupacione”, ka thënë ai.

Gërxhaliu tregon kur ishte përplasur me palën serbe për të pagjeturit: Iu thash s’jeni në Prishtinë që të lëshoni vula

Gërxhaliu ka folur si është organizuar transporti i personave të zhdukur nga varrezat masive në Serbi.

“Në pikën kufitare në Merdare kanë qenë dy tenda të mëdha të cilat i ka rregulluar UNMIK-u dhe aty e kemi pasur shkëmbimin qoftë edhe kur ka pasur persona serbë të identifikuar në Kosovë me qese, në kufi aty e kemi pasur pranim dorëzimin. Pastaj unë me veturë kam shkuar mbrapa kamionit prej Serbisë me përcjellje të Policisë deri në kufi. Aty tek ato tenda bëheshim dy komisionet bashkë, UNMIK-u, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe e bënim pranim dorëzimin të dokumentacionit të rasteve”, tha ai.

Gërxhaliu ka treguar edhe rastet e personave të zhdukur që janë zhvarrosur  tre ose katër  herë.

“Psh i kanë vrarë në Mehë i kanë i kanë zhvarrosur i kanë marrë i kanë dërguar atje i kanë varrozur i kanë sjellë pas luftës pala serbe i kanë dërguar në shpella, pastaj janë sjellë në Kosovë dhe janë varrozur për herë të tretë ose katër”, tha ai.

Ai e ka bërë të ditur edhe për një moment jo të mirë me të cilin ishte ballafaquar në Surqinë, dhe kacafytjen me një prokurorë në Rudnicë.

Ish-drejtori i IML-së: Kur nisa punën ishin 6440 persona të zhdukur, kur më përfundoj mandati mbeten 1617

“Ka pasur momente të vështira edhe ngritje të zërit. Momenti që nuk e harroj është dashur të shkoj urgjentë për shkak të arritjes së disa analizave dhe kontrollit para se të sjellen tek ne dhe protoklli e parashihte që gjithqysh të jem atje. Edhe, UNMIK-u vendosi që të më dërgoi me helikopter në Surqinë. Unë shkova atje një shqiptar i sjellur me helikopter fort nuk iu pëlqej filluan do provokime, disa gjëra, ma mbyllën në një hapësirë. Zgjati kjo procedurë 60 minuta deri sa ndërhyri diplomacia ndërkombëtare edhe më liruan”, ka treguar Gërxhaliu.

Ai ka treguar edhe arsyen se pse iu bë ndalesa nga Serbia, duke iu përgjigjur edhe me ironi palës serbe për humbjen e Kosovës.

“Kinse unë kam qenë në disa trajnime në Amerikë pas luftës i panë vulat e Amerikës, Anglisë, Gjermanisë. Nuk ki vulë dalëse nga Jugusllavia më thanë. Unë iu thash që nuk kam faj që nuk jeni në Prishtinë të më lëshoni vula. Aty nisi reagimi i tyre dhe provokimet.  Edhe me një prokuror kemi pasur kacafytje kur dolën eshtrat në Rudnicë në ndërtesën e ndërtuar mbi pjesë kockore. Kanë qenë disa gjëra por të kalueshme “, ka treguar Gërxhaliu.

Ai foli edhe për sigurimin e informacionit dhe pamjet satilitore për varrezën masive në Rudnicë që ishte zbuluar me trupa të vrarë të shqiptarëve.

“Sigurimi i informacionit ka ardhur në rrugë të ndryshme. Ka ardhur edhe në rrugë private. Psh këtë të Rudnicës është punuar nga viti 2003, është punuar 7-8 vite jo këtë pjesë, jo këtë pjesë,  deri sa në fund e kemi pasur informatën. Djali ka qenë i Mitrovicës dhe e ka pasur informatën e saktë. Problemi ka qenë si të arrijmë tek shtëpia. Se pjesa tek liqeni është punuar prej vitit 2003. Ato liqene janë të mbetjeve të acideve, baza, ujërat të cilat i hudhin minierat. Pika zero për ne është dita kur janë varrozur në vitin 1999-të. Dhe këtu është punuar pesë vite. Tek në vitin 2006-të duke i falenderuar miqtë tanë ndërkombëtar në veçanti Amerikën për pamjet satilitore”, ka thënë ai.

Gërxhaliu tregoi për numrin e të pagjeturëve që ishin zbuluar dhe nga cili qytet i Kosovës ishin.

“Trupat e shqiptarëve kanë qenë te Rrezallës 9 trupa. Dy prej tyre, gjysmën e trupit e kanë pasur të varrosur tek varrezat poshtë në Rudnicë që i kemi gjetur në vitin 2014. Do të thotë se dy prej tyre kanë qenë ribashkim i atyre 53 që i kemi gjetur në Rudnicë”, tha tutje ai.

Gërxhaliu tregon se si e morën informatën për varrezat masive në Serbi

Gërxhaliu tha se për herën e fundit kur ishte bërë kërkimi për trupa të shqiptarëve në një minierë.

“Hera e fundit është tek Sinica thirret Shtavalë. Ajo gjithashtu është minierë, thuhet se është miniera e fundit e thëngjillit. Ajo ka qenë hera e fundit i kërkimeve të varrezave. Ne nuk flasim pa e punuar, pa i gjetur dhe pa e pasur të prekshëm. Ne e dijmë se edhe 250 kanë munguar prej grupacionit të Bajtanicës, ndërkohë 53 janë gjetur në Rudnicë, 9 këtu dhe pjesa tjetër është ende e zhdukur”, tha Gërxhaliu.

Ai ka bërë të ditur se udhëtimi i fundit në Serbi për të kërkuar trupat e shqiptarëve të vrarë nga Serbia ishte 16 shtaror i 2021./Periskopi/

[embedded content]

Source: [Read more]

Shpërndaje në: