Disa persona deri më tani të pa identifikuar kanë vendosur tenda kampingu të ngjajshme me ato ushtarake në afërsi prej 500m larg kufirit me Serbinë në fshatin Inatoc Komuna e Gjilanit.
Sipas banorëve të ati fshati, të cilët na informuan për këtë dukuri dhe të cilët deshtën të mbesin anonim, në këto tenda kampingu kishte edhe shtretër për fjetje.
Nga biseda me këta banorë, të cilët ishin të hutuar për këtë ndodhi, nuk mundëm të kuptojmë se kush i vendosi këto tenda, kur janë vendosor, cili është qëllimi i vendosjes dhe sa persona qëndrojnë aty.
Për të kuptuar më tepër ju ftojmë të ndiqni videon në vijim:
Shpërndaje në: