Përveç raportit të progesit, Komisioni Evropian sot publikon edhe paketën e zgjerimit

LAJME

Komisioni Evropian sot do të publikojë raportin e progresit për Kosovën, për vitin 2024.

Raporti do t’i dorëzohet fizikisht kryeministrit Albin Kurti, në një takim të përbashkët me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Pas këtij takimi është paralajmëruar konferencë për media, rreth orës 17:30.

Zyra e BE-së në Kosovë ka njoftuar se konferencë për media do të mbajë edhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për punë të jashtme, Josep Borrell, i shoqëruar nga zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Olivér Várhelyi.

Konferenca është paralajmëruar të fillojë në orën 15:00, teksa në të do të bëhet e ditur paketa e zgjerimit e BE-së.

Shpërndaje në: