Vaksinimi kundër gripit sezonal pritet të nisë nga e hëna, më 30.09.2024 nëpër komunat e Kosovës.
Faik Hoti nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) tha se komunat janë furnizuar me vaksina.
“Komunat i kanë marrë vaksinat, janë kah përgatiten, po i bëjnë njoftimin e grupmoshave që vaksinohen dhe pritet që të hënën me fillu në të gjitha komunat që kanë arrit em u bo gati, besoj që krejt” – tha Hoti për KALLXO.com.
Disa prej komunave përfshirë Prishtinën, Ferizajn, Gjilanin, Vitinë, Kaçanikun, Deçanin, Pejën e Malishevën veçse kanë publikuar në faqet e tyre zyrtare qendrat dhe ambulantat e mjekësisë familjare ku qytetarët mund t’i marrin vaksinat.
Disa prej komunave kanë treguar edhe oraret e vaksinimit
Kategoritë si personat me sëmundje kronike nën moshën 65-vjeç, punëtorët shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5-vjeç me indikacione shëndetësore janë disa prej kategorive më me përparësi, sipas njoftimeve të disa prej komunave.
Shpërndaje në: