Plotë 11 lojtarë rrezikojnë pezullimin për gjysmëfinale në ndeshjen Inter-Bayern Munich
Gjithsej 11 lojtarë mes Bayern Munichut dhe Interit rrezikojnë të pezullohen nga një gjysmëfinale e mundshme e Ligës së Kampionëve nëse ekipi i tyre kalon çerekfinalen të sotme (e mërkurë).
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka gjashtë lojtarë të tij në atë kategori, duke përfshirë Lautaro Martinez, Henrikh Mkhitaryan, Benjamin Pavard, Alessandro Bastoni, Nicolo Barella dhe Denzel Dumfries, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Secili nga lojtarët e lartpërmendur ka nga dy kartonë të verdhë në garë deri më tani. Një karton i tretë i verdhë do të shohë pezullimin për ndeshjen e parë gjysmëfinale nëse kalojnë tutje.
Në anën tjetër, Bayerni ka pesë lojtarë në këtë kategori, duke përfshirë Kingsley Coman, Serge Gnabry, Leroy Sane dhe Konrad Laimer, të cilët kanë nga dy kartonë të verdhë.
I pesti është Leon Goretzka, i cili ka vuajtur një pezullim me një ndeshje në këtë garë këtë sezon, por ka katër kartonë të verdhë dhe rrezikon të pestin.
Ndryshe, lojtarët ndalohen për nga një lojë për secilin nga kartonët e verdhë të 3-të, të 5-të, të 7-të dhe të 9-të. /Periskopi/
Source: [Read more]
Shpërndaje në: