Policia e Kosovës ka njoftuar se pas dyshimeve të arsyeshme, kanë bastisur një shtëpi në Mitrovicë.
Si rezultat i bastisjes, policia tha se në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një armë automatike me 29 fishekë.
“Në cilësi të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuar: J. M., 52 vjeçar, dhe pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim,/Periskopi/
Source: [Read more]
Shpërndaje në: