Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje, ia publikon foton
Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një të dyshuari për vjedhje dhe ka kërkuar nga qytetarët ndihmë për identifikimin e tij, transmeton Periskopi.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën vjedhje. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]”, thuhet në njoftim.
Source: [Read more]
Shpërndaje në: