Policia: Po vazhdojmë me dërgimin e gjobave me postë për shkelësit e trafikut

LAJME

Policia: Po vazhdojmë me dërgimin e gjobave me postë për shkelësit e trafikut

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke vazhduar identifikimi i kundërvajtjeve përmes pajisjeve inteligjente.

Në një njoftim të lëshuar në Facebook thuhet se po vazhdon dërgimi i gjobave me postë për pronarët e automjeteve që po shkelin rregullat e trafikut.

“Vazhdon dërgimi i gjobave përmes Postës në adresë të pronarit të automjetit për kundërvajtjet e identifikuara përmes pajisjeve inteligjente!”

“Respektoni rregullat e trafikut dhe kontribuoni në sigurinë rrugore! Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Periskopi/

Source: [Read more]

Shpërndaje në: