Prelvukaj nuk siguroi ulëse në Kuvend, por vlerëson se 14 mijë vota për të janë besim nga qytetarët

LAJME

Prelvukaj nuk siguroi ulëse në Kuvend, por vlerëson se 14 mijë vota për të janë besim nga qytetarët

Ish-kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Genc Prelvukaj në emisionin Reel Talk me Mirenën ka folur për kanditimin e tij për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit.

Prelvukaj nuk e cilëson si dëshprim mos sigurimin e një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

“Dëgjo jo nuk e kam marrë me dëshprim, njërzit kanë mundur me pa dhe që menjëherë pas sinjaleve të fillimit të numërimit unë kam dalë edhe më një reagim publik. Unë asnjë herë nuk e kam lidh praninë brenda partisë me qëllimet personale të ngushta thjeshtë e kam konisderuar një kolektivë që pak a shumë mendojmë njësoj. Derisa në kuptimin personale kam pas sfera tjera ku i kam thënë vetes s’mundesh me u realizu pa pasur nevojë domethënë që përmes partisë kërkesës ndonjë pozite apo ndonjë benifiti tjetër kundër partisë. Thjeshtë e kam pasur artin”, ka thënë ai.

Ai thotë se ky rezultat prej 14 mijë vota është shenjë e një besimi nga ana e qytetarëve.

“Ky rezultat normalisht pastaj njëriztë e kuptojnë si një ndoshta mos arritje objektivi kundrejt pozitës në parlament. Po unë e konsideroj qe e kam arritë objektivin sepse janë 14 mijë njerëz ndoshta mbi 14 mijë të cilët kanë besuar në cilësitë e mia dhe kjo nuk është pak”, tha tutje ai.

Prelvukaj ka treguar se nuk e ka ashpërusuar debatin dhe sipas tij nuk “nuk ka dal prej vetës të fillojë ndoshta me sulmet brutale që nuk janë pjesë e personalitetit”, tha ai, raporton Periskopi.

Ai ka shtuar se grupi parlamentar i PDK-së është i përgaditur profesionalisht.
“Po unë kam besim, unë e kam thënë edhe më herët atë që do ta bëja unë. Besoj që do ta bëjnë, po ashtu mirë ndoshta edhe më mirë kolegët të cilët kanë kaluar andej. Dhe gjithmonë mbetëm në shërbim të tyre për cfarë do lloj konsulti”, tha ai./ Periskopi/

[embedded content]

Source: [Read more]

Shpërndaje në: