Ish-kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Genc Prelvukaj në emisionin Reel Talk me Mirenën ka folur për për mashtrimin e bërë nga dy rusët duke iu prezantuar si kryeministri i Lituanisë shefit të ekzekutivit të Kosovës, Albin Kurtit.
“Unë e dëgjova me kujdes. Unë jam idhëtar që problemet e brendshme politike nuk guxon t’i ekspozohen në forcat të cilat nuk kanë ndikim. Ka raste ku politika, disa gjëra duhet t’i diskutohen më ndonjë forcë madhore, por është forcë që ka ndikim në poltikën e përditshme. Të diskutosh problemet e brendshme duke i ekspozuar gjëra banale te një shtet që nuk relevancë, nuk varesh drejtpërdrejt prej tij. Ke një nivel i papranushëm i frikshëm që nuk e sheh në asnjë vend tjetër”, tha ai, raporton Periskopi.
Prelvukaj ka thënë se në qoftëse je në një takim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ”disa probleme të brendshme edhe mund të diskutohen sepse e ke aleat”.
Ish-kandidati thotë se pas bisedes së Kurtit “u ndjeva plotë turp”./ Periskopi/
[embedded content]
Source: [Read more]
Shpërndaje në: