Presidenca e kundërshton propozimin e ZRRE-së për rritjen e çmimit të rrymës

LAJME

Presidenca e kundërshton propozimin e ZRRE-së për rritjen e çmimit të rrymës

Presidenca e Kosovës ka kundërshtuar propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend, transmeton Periskopi.

Presidenca thotë se ky propozim është në kundërshtim me kornizën ligjore që e obligon ZRRE-në të përkujdeset për mbrojtjen e konsumatorit dhe injoron situatën ekonomike dhe aspektin e mirëqenies në vend.

“Ashtu si në shqyrtimin e jashtëzakonshëm të vitit 2023, Presidenca ka analizuar raportet konsultative për përshtatjen e të Hyrave Maksimale të Lejuara të operatorëve energjetikë dhe tashmë ka dorëzuar komentet e saj tek ZRRE”, thuhet në njoftimin e Persidencës.

“Presidenca po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në vend, të cilat paralajmërojnë një rritje të mundshme të çmimit të energjisë elektrike. Sipas raporteve të ZRrE-së, pritet një rritje mesatare prej 15% për tarifat e konsumatorëve, duke filluar nga muaji prill. Ky vlerësim fillestar është bazuar në propozimet e dorëzuara nga kompanitë e rregulluara, si dhe vendimet për të Hyrat e Lejuara Maksimale për periudhën rregullative 2023-2027 për OST/OT dhe OSSH”.

Source: [Read more]

Shpërndaje në: