Prokuroria ka konfirmuar aksionin që është duke u zhvilluar në objektin e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor.
Prokuroria për Tëvë1, ka thënë se në këtë aksion dy persona janë të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare, shpëlarje parash dhe mosraportim apo raportim të rremë të rremë të pasurisë, të të ardhurave, dhuratave dhe dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës është duke u zhvilluar një aksion në MMPHI. Janë dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale që lidhen me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga neni 414 i KPK-së, shpëlarjes së parasë nga neni 302 i KPK-së dhe veprën penale të mosraportimit apo raportimit të rremë i pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare, nga neni 430, paragrafi 2 i KPK-së“, thuhet në përgjigjjen e Prokurorisë për Tëvë1.
Shpërndaje në: