Publikohen pamjet ku Laerti me sjellje agresive ndaj Gertës, ia merr pjatën me zor dhe ia hedh ushqimin në tokë

SHOWBIZ

Publikohen pamjet ku Laerti me sjellje agresive ndaj Gertës, ia merr pjatën me zor dhe ia hedh ushqimin në tokë

Një sekuencë nga Big Brother VIP Albania 4 po bën xhiron e rrjeteve sociale, ku aktori Laert Vasili shihet duke i marrë me forcë pjatën gazetares Gerta Gixhari.

Në pamjet e publikuara në platformën X (ish-Twitter), Gerta dëgjohet duke i thënë Laertit se nuk e ka mbaruar ende ushqimin, dhe duke luftuar për pjatën, një pjesë e ushqimit bie në tokë.

oh trust nëse kjo pamje nuk nxirret n’prime nesër……#bbvipal4 #bbvipal
pic.twitter.com/fUqpTpnSVN

— marc (@muneshmemprit) March 31, 2025

Ndërsa ai ia rrëmben me zor, duke i thënë se duhet ta marrë sepse do të lajë enët dhe ajo nuk i lan.

Videoja është shpërndarë gjerësisht dhe ka nxitur reagime të shumta nga ndjekësit e formatit, të cilët kanë kritikuar ashpër sjelljen e Laertit, duke e cilësuar si agresive dhe të papërshtatshme, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.

Ndërkohë, ende nuk ka pasur një reagim nga Big Brother VIP Albania apo nga vetë protagonistët e këtij momenti.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që sjellja e Laertit brenda shtëpisë së famshme ngjall debat mes publikut dhe opinionistëve të reality show-t./Periskopi/

Source: [Read more]

Shpërndaje në: